Kombëtarja e Kosovës U19 shënon fitore të thellë ndaj Shqipërisë në miqësoren e dytë - NACIONALE

Kombëtarja e Kosovës U19 shënon fitore të thellë ndaj Shqipërisë në miqësoren e dytë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Kosovës në grupmoshën U19 ka shënuar fitore të thellë në miqësoren e dytë ndaj Shqipërisë U19 me rezultat 5:2, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin e kampionëve të Superiores, Egnatias.

Dy ditë më parë Dardanët e rinj pësuan humbje nga Kuqezinjtë 2:0, teksa sot skuadra nën drejtim të Adil Maliqit shënoi fitore bindëse.

Kosova U19 doli shumë herët në epërsi, ku në minutën e 10-të Eliot Selishta çoi topin në rrjetë për 1:0.

Vetëm dy minuta më vonë, Dardanët dyfishuan rezultatin, me Leart Hotin që shënoi për 2:0.

Eliot Selishta shënoi golin e dytë personal në këtë takim në minutën e 27-të, për rezultatin 3:0.

Kuqezinjtë arritën ta ngushtonin epërsinë në 3:1, kur Flavio Sulejmani (i cili shënoi dygolëshin në miqësoren e parë) shënoi gol në fund të pjesës së parë.

Shqipëria U19 arriti të shënonte e para në pjesën e dytë. Ishte Frederik Toskun që në minutën e 77-të shënoi për 3:2.

Por, Dardanët e rinj deri në fund arritën të shënonin edhe dy gola. Fillimisht ishte Elvaris Suplja që shënoi për 4:2, e pastaj për rezultatin përfundimtar 5:2 shënoi Medin Gashi.

Lajme të ngjashme