Kosova U19 pëson humbje në miqësoren ndaj Shqipërisë - NACIONALE

Kosova U19 pëson humbje në miqësoren ndaj Shqipërisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Kosovës U19 ka pësuar humbje në miqësoren e parë vëllazërore ndaj Shqipërisë U19.

“Dardanët” e rinj pësuan humbje me rezultat 2:0, sfidë që ishte mjaft e baraspeshuar në pjesën më të madhe të lojës.

Heroi i Shqipërisë doli të jetë Flavio Sylejmani që realizoi dygolësh brenda tre minutave. Fillimisht, shënoi nga distanca për t’i dhënë epërsinë “Kuq e Zinjve”.

E pastaj pas një harkimi nga këndi, e la të shtangur portierin tonë me një goditje precize me kokë (9’).

Kosova tentoi të këndellet me disa sulme të shpejta, por që assesi s’ia doli t’i konkretizojë rastet.

Kësisoj, Shqipëria fiton miqësoren e parë, ndërsa miqësorja e dytë zhvillohet dy ditë më vonë në të njëjtin stadium, me fillim nga ora 10:00.

Lajme të ngjashme