Kombëtarja e Kosovës paradite zhvillon seancë stërvitore, më pas niset drejt Armenisë - NACIONALE

Kombëtarja e Kosovës paradite zhvillon seancë stërvitore, më pas niset drejt Armenisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sot stërvitjen e fundit para nisjes për në Armeni për ndeshjen miqësore.

“Dardanët” janë grumbulluar të hënën pasdite, megjithatë tek ditën e djeshme ishin pothuajse të gjithë lojtarët.

Stërvitja e ditës së sotme do të mbahet në orën 10:45 nën drejtimin e trajnerit të ri të Kosovës, Franco Foda.

Ndërsa, në orët e pasdites, lojtarët dhe stafi do të udhëtojnë drejt Yerevanit, ku edhe do të ushtrojnë para ndeshjes që zhvillohet të premten.

Kosova do të luajë me Armeninë në udhëtim më 22 mars, ndërsa më datën 26 të këtij muaji, “Dardanët” do të përballen me Hungarinë në Budapest.

Kosova vjen pas një forme jo të mirë, dhe miqësoret shihetn si mundësi për trajnerin që të përgatisë skuadrën për ndeshjet e Ligës së Kombeve që nisin në shtator.

Lajme të ngjashme