Kombëtarja e Kosovës e dominon Armeninë pas 45 minutave të parë
Kombëtarja e Kosovës ka bërë një nisje fantastike në përballjen ndaj Armenisë, në ndeshjen që po zhvillohet në Yerevan në Stadiumin Republikan.
Dardanët ishin larg më të mirë në 45 minutat e parë dhe u pa fryma e re që ka sjellë trajneri i ri Franco Foda, me një lojë shumë më sulmuese se sa jemi mësuar ta shohim kombëtaren tonë.
Rreziku i parë erdhi përmes Edon Zhegrovës kur bëri depërtim fantastik dhe lëshoi një goditje të mirë, që u ndal nga portieri vendas e nga topi i kthyer shënoi Vedat Muriqi, por goli u anulua për pozitë jashtë lojë.
Pak minuta më vonë Kosova erdhi te goli i epërsisë. Sërish vendimtar ishte Zhegrova që bëri depërtim të bukur dhe tentoi sërish për të shënuar, por topi u ndal disi dhe më pastaj goditi shtyllën, ku nga topi i kthyer Milot Rashica shënoi për 1:0 në minutën e 25-të.
Rashica’nın Ermenilere attığı gol. pic.twitter.com/bZxdgs5Q5c
— Utku 🦅 (@UtkuKocJK) March 22, 2024
Kosova vazhdoi me kontroll të lojës, duke dalur rrezikshëm përpara, por gola më deri në fund të pjesës së parë nuk pati, ndërsa Armenia krejt në mbyllje arriti të rrezikonte një herë, me topin që goditi shtyllën.
Kujtojmë se kjo është ndeshja e parë e Kombëtares së Kosovës në krye me trajnerin e ri Franco Foda, teksa është edhe miqësorja e parë për këtë vit.