Koha e Edi Rejës në stolin e Shqipërisë ka marrë fund, zëvendësohet nga një tjetër italian
Kombëtarja e Shqipërisë pritet që shumë shpejtë të zyrtarizojë marrëveshjen me trajnerin italian Gigi di Biago, i cili do ta zëvendësojë Edouard Rejën.
Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), ka vendosur që të ndërprejë bashkëpunimin me Rejën pas tre viteve, meqenëse "Kuq e Zinjtë" së fundmi kanë marrë rezultate negative.
Siç raporton mediumi italian "SportItalia", Luigi di Biago është pranë marrëveshjes me FSHF-në. Kontaktet kanë qenë duke u zhvilluar që disa javë dhe gjithçka mund të kompletohet së shpejti.
Në rast që gjërat shkojnë sipas planit, Di Biago do të jetë në stolin e Shqipërisë për përballjen ndaj Kombëtares së Italisë më 16 nëntor 2022 në Tiranë.
Për ish trajnerin e Spalit, kjo do të jetë eksperienca e parë pas dy viteve, ku ka qëndruar vetëm si analist te televizioni italian "Dazn".
Esclusiva ‼️
— Sportitalia (@tvdellosport) November 1, 2022
Di Biagio vicino alla panchina della nazionale albanese✍🏻
L’ ex tecnico dell’ U21 affronterebbe la Nazionale maggiore di Roberto Mancini il prossimo 16 novembre a Tirana#sportitalia #albania #nazionale pic.twitter.com/0N6yb5zGUG
Forma e tmerrshme e Shqipërisë në pesë ndeshjet e fundit
Shqipëria padyshim që ka nevojë për ndryshime nëse duan këndelljen sa më parë të jetë e mundur.
Në pesë ndeshjet e fundit, përfshirë katër lojë në Ligën e Kombeve, grupin B, "Kuq e Zinjtë" nuk e dinë se çka është fitorja.
Shqipëria brenda katër ndeshjeve kualifikuese për Ligën e Kombeve, pësoi dy humbje dhe mori vetëm dy pikë, pasi arriti dy barazime.
Ndërsa, në miqësoren e fundit kundër Arabisë Saudite ku ishin të ftuar më së shumti lojtarët e Kampionatit Shqiptar arritën gjithashtu vetëm barazim.
Armand Duka në të kaluarën kishte hedhur poshtë mundësinë që Di Baggio të bëhet trajner
Mediat italiane janë shumë të sigurta, por të kundërtën në muajin e kaluar kishte deklaruar presidenti i FSHF-së, Armand Duka.
Duka në tetor kishte thënë se i kanë ofruar Di Baggios postin e drejtorit sportiv, pasi dëshiron që të jetë trajner shqiptar.
"Di Baggios i kemi ofruar dikur postin e drejtorit sportiv në FSHF, ndaj ka dalë emri në skenë, mund të jenë shumë trajnerë shqiptar, si Ilir Daja, Mirel Josa apo Alban Bushi ka shumë trajnerë me eksperiencë, pse të mos jetë një trajner shqiptar?", ishte deklarata e tij.