Klubet evropiane e rivalizojnë Arsenalin për Pedro Neton
Arsenal ka interesim për transferimin e sulmuesit së Wolvesit Pedro Neto, mirëpo duhet të përballet me klubet e tjera për të siguruar shërbimet e tij në vitin e ardhshëm.
23-vjeçari është pjesë e Wolvesit që nga viti 2019, duke bërë mbi 100 paraqitje edhe pse s’ka qenë titullar duke shënuar 12 herë në të gjitha garat.
Sidoqoftë, ai është dukur vazhdimisht i rrezikshëm shpesh herë prandaj edhe ka fituar vëmendjen e disa klubeve, përfshirë Arsenalin.
Eksperti i transferimeve Fabrizio Romano për “Caught Offisde” tha se Arsenali është duke e ndjekur portugezin që një kohë të gjatë, dhe që ishin të interesuar për ta transferuar edhe në vitin 2022.
Wolves refuzoi ta shiste në verë, por Romano shtoi se një marrëveshje në vitin 2024 është shumë e mundur, qoftë në janar apo gjatë verës.
Arsenal sidoqoftë s’është klubi i vetëm i interesuar dhe gara për shërbimet e Netos është vlerësuar si “shumë e hapur”.
Neto ka dhuruar pesë asistime këtë sezon, që nënkupton se asnjë lojtar nuk ka dhuruar më shumë, duke qenë i barabartë me James Maddison e Tottenhamit dhe Keiran Trippierin e Newcastles.