Premierliga e thyen rekordin e shpenzimeve, veç Chelsea harxhoi më shumë se krejt Evropa - NACIONALE

Premierliga e thyen rekordin e shpenzimeve, veç Chelsea harxhoi më shumë se krejt Evropa

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Rekordi britanik i shit-blerjes së lojtarëve u thye në ditën e fundit të afatit kalimtar dimëror, pasi klubet e Premierligës i shpenzuan hiç më pak se 3.1 miliardë euro gjatë sezonit 2022/23.

Chelsea i harxhoi 121 milionë euro për ta blerë mesfushorin argjentinas Enzo Fernandez nga Benfica, që e çon në 921 milionë euro shumën e përgjithshëm që klubet e Premierligës e shpenzuan vetëm në janar.

Më shumë se 311 milionë euro u shpenzuan vetëm në ditën e fundit të afatit kalimtar para se të mbyllej për klubet angleze në mesnatë të martën.

Dhe, derisa shpenzimi ma i madh gjatë afatit kalimtar të verës dhe të dimrit u thye në shtator me 2.1 miliardë euro të harxhuara, totali përfundimtar është dyfishi i rekordit të kaluar nga viti 2017.

Rekordi i deritanishëm i shpenzimeve prej klubeve të Premierligës në janar nga viti 2018, 486 milionë euro, është thyer këtë afat kalimtar, që është një rritje prej 90% dhe gati trefish më shumë se afati kalimtar i janarit paraprak, sipas të dhënave të Deloitte.

Mbizotërimi financiar i Premierligës në Evropë është rritur në nivelin më të lartë në janar, pasi klubet e ligës elitare angleze përbëjnë 79% të totalit të shpenzimeve nga pesë ligat kryesore evropiane.

Chelsea ka shpenzuar më shumë në janar, rreth 325 milionë euro, se të gjitha klubet së bashku në Bundesligë, La Liga, Serie A dhe Ligue 1.

Rekordi i shpenzimeve nga klubet e Premierligës këtë sezon është diçka që nuk e kemi parë asnjëherë deri më sot”, ka thënë Tim Bdrige nga Deloitte.

Blerja e Fernandezit nga Chelsea ishte temë kryesore në ballinat e sportit në ditën e fundit të afatit kalimtar, pasi të kaltrit e Londrës e thyen rekordin britanik, që mbante Manchester City me blerjen e Jack Grealishit nga Aston Villa për 113 milionë euro në vitin 2021.

Chelsea i ka blerë plot tetë futbollistë gjatë këtij afati kalimtar.

Skuadrën e përforcoi edhe lideri i Premierligës, Arsenal, duke i paguar rreth 15 milionë euro për ta blerë mesfushorin italian Jorginho nga Chelsea, Leandro Trossardin nga Brightonit për 25 milionë euro dhe Jakub Kiwior nga Spezia për 20 milionë euro.

Manchester Unitedi e mori mesfushorin austriak Marcel Sabitzer në huazim nga Bayern Munich.

Liverpooli e bëri vetëm një blerje, yllin holandez Cody Gakpo për rreth 50 milionë euro nga PSV Eindhoven.

Ndërkohë, befasia e këtij afti kalimtar ishte largimi i supermbrojtësit anësor, Joao Cancelo, nga Manchester City drejt Bayern Munich në huazim gjashtëmujor.

Bayerni do ta ketë mundësinë ta blejë portugezin në verë për 70 milionë euro.

Lajme të ngjashme