Klopp: Nunez do të shënonte më shumë në Manchester City - NACIONALE

Klopp: Nunez do të shënonte më shumë në Manchester City

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, hodhi poshtë krahasimet ndërmjet Darwin Nunez e Erling Haaland, para ndeshjes ku takohen ‘të kuqtë’ me Manchester Cityn. Ai tha se sulmuesi uruguaian do të shënonte më shumë po të ishte në sulmin e 'qytetarëve', pasi që iu përshtatet asaj loje.

Përpara takimit të vështirë të së dielës në Anfield, Klopp u pyet për formën e Nunez, i cili ka shënuar katër gola për Liverpoolin që nga kalimi i tij prej 72 milionë euro nga Benfica. Ndërkohë, Haaland ka 20 gola në të gjitha garat për Cityn këtë sezon.

Jurgen Klopp Darwin Nunez Liverpool 2022

Klopp u tha gazetarëve: "Më lejoni ta them kështu, mendoj se Darwin Nunez do të kishte shënuar disa gola të tjerë nëse do të kishte luajtur në qendër të sulmit te Man City këtë sezon. Ai do të ishte një sulmues mjaft i mirë për ta. Ne duhet të përmirësojmë lojën tonë për ta sjellë më shpesh në këto situata atë.

“Nuk e di, por shpresoj se nuk është në një proces ku ai e krahason veten me Erling Haaland. Mendoj se ai me të vërtetë po bën hapa këtu, mund ta shihni në fytyrën e tij, goli i tij [kundër Rangers të mërkurën] ishte vërtet i rëndësishëm për të”.

Darwin Nunez Liverpool 2022-23

Nunez ka shënuar në dy paraqitjet e tij të fundit për Liverpoolin, ndërsa Haaland, i cili tashmë ka 15 gola në Premierligë në një sezon të jashtëzakonshëm, ka shënuar në secilën nga 11 ndeshjet e tij të fundit për klubin.

Erling Haaland u pushua në ndeshjen e mesjavës kundër Copenhagen në Ligë të Kampionëve në barazimin pa gola, për shkak siç u tha nga Guardiola se kishte pak nevojë për pushim dhe gjithashtu ajo ndeshje nuk e kishte rëndësinë e lartë pasi qytetarët tashmë kanë kryer punën e saj në grupin G.

Erling Haaland 2022-23

Dy sulmuesit do të shkojnë kokë më kokë në Anfield të dielën, ndërsa Liverpool do të përballet me Manchester Cityn me fillim nga ora 17:00.

Lajme të ngjashme