Klopp: Nuk u bëra trajner i keq brenda natës - NACIONALE

Klopp: Nuk u bëra trajner i keq brenda natës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka reaguar ndaj kritikave për formën tejet të dobët të Liverpoolit, duke thënë se ai nuk është bërë një trajner i keq brenda natës, por ndoshta nuk ka qenë aq i mirë siç kanë menduar njerëzit.

Liverpooli, i cili viziton Brightonin në raundin e katërt të FA kupës sot, është i nënti në Premierligë dhe është 10 pikë larg katërshes së parë, teksa sezonin e kaluar ata ishin dy ndeshje larg të fitonin katër gara të ndryshme.

Jurgen Klopp says Liverpool are working constantly to strengthen in transfer window but it must be the right player | Football News | Sky Sports

"Unë nuk u bëra një trajner i keq brenda natës. Unë kurrë nuk kam qenë aq i mirë sa njerëzit ndoshta thonë dhe jo aq i keq sa disa njerëz mund të mendojnë," tha ai.

Klopp nënshkroi një zgjatje të kontratës në prill të vitit të kaluar deri në vitin 2026, pasi mbërriti në Liverpool në tetor të vitit 2015.

Ai ka fituar çdo trofe të madh të mundshëm me Liverpoolit, duke përfshirë Ligën e Kampionëve në 2019 dhe Premierligën në 2021.

Klopp: Listen to experts and get the jab

“Viti i kaluar ishte super intensiv, shumë më i gjatë nga sa mund të prisnim, sepse kush priste të luante në katër finale? Tha Klopp para takimit të Liverpool në FA kupë kundër Brightonit.

“Që [këtë sezon] do të ishte e vështirë ishte e qartë, por me lëndime më të vogla mund të kishim katër ose pesë pikë më shumë. Ne ende nuk jemi duke bërë një sezon të shkëlqyer, por do të luftonim për Ligën e Kampionëve dhe do të ishte një sezon normale.

“Imagjinoni [sezonin e kaluar] se ne i fitojmë të katër trofetë dhe unë them, 'shihemi të gjithë më vonë'. Imagjinoni që të shihni një fytyrë tjetër këtu dhe ai ju thotë të gjitha këto gjëra. Askush nuk do t'i dëgjonte.

Exclusive: Klopp moves quickly to iron out Liverpool transfer involving star who'll revitalise Alexander-Arnold

“Është e vështirë, më vjen keq, por ne do ta bëjmë gjithçka që kemi për të dalë nga kjo situatë dhe më pas për ta bërë këtë në një mënyrë që njerëzit mezi presin të na vijnë përsëri në stadium.

“Se si silleni dhe si e trajtoni situatën në këto momente vendoset edhe e ardhmja”.

Lajme të ngjashme