Jurgen Klopp: Nga Liverpooli largohem vetëm nëse më heqin me forcë - NACIONALE

Jurgen Klopp: Nga Liverpooli largohem vetëm nëse më heqin me forcë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se do të largohet nga klubi vetëm nëse e detyrojnë ta bëjë një gjë të tillë dhe la të kuptohej se do të ketë ndryshime në Anfield gjatë verës

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se do të largohet nga klubi vetëm nëse e detyrojnë ta bëjë një gjë të tillë dhe la të kuptohej se do të ketë ndryshime në Anfield gjatë verës.

Fjalët e trajnerit gjerman vijnë në një kohë kurë të kuqtë po kalojnë nëpër formë shumë të dobët dhe ndodhen në vendin e nëntë në Premierligë me 10 pikë larg top katërshes.

Ose ndryshon pozita e trajnerit, ose ndryshojnë shumë gjëra të tjera. Prandaj, sa më përket mua, do të largohem vetëm nëse më kërkon dikush”, tha Klopp.

Ai shtoi: “Pra, kjo nënkupton se, mbase, vjen një çast kur ne duhet t’i ndryshojmë gjërat e tjera. Do ta shohim këtë, por kjo i përket të së ardhmes. Në verë apo kështu diçka. Jo tani. Kam kohë dhe hapësirë për të menduar për këtë”.

Klopp e përsëriti se ka shumë pak gjasa që Liverpooli të nënshkruajë me ndonjë lojtar gjatë janarit, pas ardhjes së holandezit Cody Gakpo.

Në verë, treshes së mesfushës James Milner, Naby Keita dhe Alex Oxlade-Chamberlain do t’iu skadojnë kontratat bashkë me sulmuesin Roberto Firmino.

Liverpooli u mposht bindshëm 3:0 nga Brightoni të shtunën dhe Kloppi e përshkroi si shumë të keqe paraqitjen e futbollistëve të vet, duke theksuar se ata duhet të përmirësohen dukshëm.

Të kuqtë do të përballen me Wolves në ndeshjet e përsëritur të rrethit të tretë të FA Cup të martën, dhe para kësaj ndeshjeje Klopp e mohoi se ka qenë tepër besnik ndaj disa lojtarëve.

Unë jam besnik. Mendoj se të gjithë duhet të jenë besnikë, por unë nuk jam tepër besnik”, theksoi ai.

Lajme të ngjashme