“Shifra impresionuese”: Klopp qesh kur pyetet për investimet e mëdha të Chelseat në këtë afat kalimtar (VIDEO) - NACIONALE

“Shifra impresionuese”: Klopp qesh kur pyetet për investimet e mëdha të Chelseat në këtë afat kalimtar (VIDEO)

1 vit më parë

nga NACIONALE

Chelsea ka shpenzuar shifra të mëdha parash në afatin kalimtar dimëror. Thuajse 228 milionë euro janë shpenzuar në afrimin e lojtarëve të ndryshëm. Jurgen Klopp filloi të qeshë kur u pyet në lidhje me këtë qasje të klubit londinez.

Nesër me fillim në ora 13:30 “Anfield” do të jetë nikoqir i një sfide të madhe siç është ajo mes Liverpoolit dhe Chelseat.

Në vigjilje të kësaj ndeshje Jurgen Klopp ka folur para gazetarëve, të cilët e kanë pyetur edhe në lidhje me investimet e hatashme që po bën në afatin kalimtar dimëror klubi londinez.

“Chelsea ka shpenzuar shumë në këtë afat kalimtar. Kjo ndoshta dëshmon sa është bërë e vështirë të garohet për katër pozitat e para tabelore?”, pyeti gazetari anglez.

Ndërkohë Klopp qeshi për disa sekonda teksa dëgjonte pyetjen në fjalë: “Pyetje e bukur. Ndoshta gjërat janë duke u përkeqësuar ose përmirësuar. Nuk di mirë si ta definoj, por është interesante. Nuk mund ta shpjegoj unë. S’më përket mua. Megjithatë, nëse ato shifra janë të vërteta, janë impresionuese.”

Megjithatë, trajneri gjerman u shfaq skeptik në lidhje me atë nëse Chelsea do të mund ta mbajë këtë ritëm të investimeve në dhjetëvjeçarin e ardhshëm.

“Nuk besoj që Chelsea do të mund të investojë kaq shumë në dhjetë vitet e ardhshme ose ndoshta mundën e unë nuk e di”, shtoi ai.

Sidoqoftë, ky trend i investimeve sipas tij do ta detyrojë edhe klubin e tij që të mos qëndrojë indiferent, por të veprojë ngjashëm.

“Nuk shoh që investimet do të ndalen në të ardhmen dhe kjo nuk nënkupton që edhe ne duhet t’i bëjmë. Nuk them për këtë moment, sepse secili është në një situatë të ndryshme”, saktësoi ai.

Trajneri i Liverpoolit pati lëvdata edhe për sulmuesin ukrainas Mudryk që ishte përforcimi i radhës i skuadrës së drejtuar nga Potter.

“Mudryk? Lojtar shumë i mirë. Ka bërë gjëra të jashtëzakonshme në Ligën e Kampionëve me skuadrën e tij të vjetër. I shpejtë, teknik, shënon gola. Bashkon shumë cilësi. Të kesh atë në një njërin krah të sulmit dhe në tjetrin Joao Felix, është interesante. Chelsea i ka rregulluar gjërat në mënyrë ndryshe nga ne”
, përfundoi ai.

Kujtojmë se blerja e vetme e “Të Kuqve” në këtë afat kalimtar ka qenë ajo e sulmuesit holandez Gakpo për 42 milionë nga PSV. Sido që të jetë, përkundër se i është dhënë hapësirë në ndeshjet e fundit, ai ka dëshpëruar totalisht, duke mos lërë asnjë gjurmë.

Lajme të ngjashme