Klopp: Liverpool duhet të jetë më i paparashikueshëm për t’u kthyer në nivelin e mëparshëm
Padyshim që përballja kryesore në Premierligë këtë javë do të jetë Arsenal – Liverpool dhe trajneri i të kuqve, Jurgen Klopp, ka folur para ndeshjes ku ka thënë se skuadra e tij duhet të jetë më e paparashikueshme për t’u rikthyer në maksimumin e tyre dhe se duhet të rritet vetëbesimi në skuadër.
Liverpool hyn në ndeshjen e së dielës kundër Arsenalit pas vetëm dy fitoreve nga pesë ndeshjet e fundit, dhe pasi ka mbajtur vetëm dy herë portën pa pranuar gol në nëntë ndeshjet e tyre në Premierligë deri më tani.
Kjo tashmë i ka lënë ata 11 pikë prapa Topçinjve - që kryesojnë tabelën - në një fazë kaq të hershme, por kishte shenja ngjallje për Klopp që pasi bëri ndryshim në formacion në 4-4-2 mori një fitore të merituar 2-0 ndaj Rangers në Ligën e Kampionëve në mesjavë.

"Është e rëndësishme të bëhemi përsëri të paparashikueshëm," tha ai përpara udhëtimit në Emirates. “Ne kemi nevojë për sisteme të ndryshme,[4-3-3] nuk është sistemi i vetëm që mund të luajmë.
Me një 4-4-2, apo 4-3-3, 4-5-1, 4-2-3-1, ne nuk duam ta bëjmë më të komplikuar, por padyshim që ka më shumë sisteme në dispozicion për ne dhe ne duhet të zgjedhim tani se cili është më i miri për ne për t'u përballur me kundërshtarin e ardhshëm.
Kur vëreni një problem dhe mendoni për të, dëshironi që zgjidhja të vijë menjëherë. Ne jemi ende në progres për të gjetur një rrugëdalje. Nuk mund të thuash që ishim në një vend të errët dhe tani jemi kthyer, kemi nevojë për qëndrueshmëri.
"Unë nuk jam i interesuar për diagnozën afatshkurtër, kjo ishte e mirë, ajo ishte e keqe, ne duhet të jemi të mirë derisa të jemi të jashtëzakonshëm. E di, Arsenali dhe Rangers janë në udhëtim dhe pastaj Man City - çfarë mund të them, po ne jemi përmes tunelit dhe unë mund të shoh dritën, por ne duhet të paraqitemi mirë. Por ne duhet të jemi më të paparashikueshëm, patjetër.

Ata kanë ditur të luajnë kundër nesh prej vitesh, por nuk funksionoi sepse ne ishim të jashtëzakonshëm në gjërat që bëmë, kështu që në momentin që nuk je i jashtëzakonshëm duket se ata e kanë mësuar dobësitë tona.
Këto boshllëqe janë ende atje, por kur ne nuk luajmë në maksimumin tonë, ata depërtojnë me pasime dhe duket sikur na kanë kuptuar. Nuk ka asnjë sistem në botë pa dobësi."

