Klopp kritikon skuadrën e tij pas barazimit me Brighton: E tmerrshme, e tmerrshme për t’u parë - NACIONALE

Klopp kritikon skuadrën e tij pas barazimit me Brighton: E tmerrshme, e tmerrshme për t’u parë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, pranoi se barazimi i skuadrës së tij me Brighton 3:3 ishte ‘i tmerrshëm për t’u parë’, teksa shtoi se skuadra e tij po has në vështirësi pas një fillimi jo të mirë të sezonit.

Liverpool ishte duke humbur me rezultat 2-0 brenda 18 minutave të parë, pastaj për t’u rikthyer në ndeshje për të udhëhequr 3-2 në Anfield, por Leandro Trossard shënoi golin e tij të tretë në ndeshje dhe të tretin për skuadrën shtatë minuta para se të përfundonte takimi - duke përfunduar një hat-trick të jashtëzakonshëm – me ç’ rast Roberto De Zerbi mori pikën e parë, pasi ishte ndeshja e parë në krye të pulëbardhave.

Leandro Trossard Brighton 2022-23
Jurgen Klopp Liverpool 2022

Klopp tha në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes: “Nëse shikoni futboll mjaftueshëm, ju kujtohen ndeshjet këtu ku kishim situata vite më parë kur ishim vetëm një gol përpara, dhe ndodhte mjaft shpesh që të gjithë ishin gati duke pasur një sulmi në zemër sepse thjesht nuk ishim bindës në aso momente. Më kujtoi pak këtë sot. Nuk mund të them se isha 100 për qind i bindur që nuk do të pranonim gol kur ishim 3-2 në epërsi."

Ai shtoi: "Nuk e di sa herë sot pashë lojtarët e tyre sulmues që thjesht ktheheshin midis linjave, ishte e tmerrshme, me të vërtetë e tmerrshme për t’u parë. Jemi nën presion, dhe nuk e mohojmë këtë. Ne nuk e rrisim presionin çdo ditë, por është aty. Ne duam të bëjmë shumë më mirë, të kemi më shumë pikë, të përmirësohemi në tabelë."

Kjo ishte hera e 10-të që Liverpool pranon i pari gol në 15 ndeshjet e fundit me karakter garues dhe Klopp beson se pamundësia për të shënuar golin e parë ka pasur ndikim në formën e tyre.

Virgil van Dijk Liverpool 2022

“Unë fola me djemtë në një mënyrë të ngjashme me atë se si ju flas gjithmonë: Nuk e di sa herë duhet të them se kemi nevojë për një reagim”, nënvizoi Klopp, që pastaj tregoi se si rrodhi gjithçka.

“Goli i parë ka ndikim tek të dyja skuadrat. Ata u ndjenë sikur po fluturonin. Ne u ndjemë si 'në rregull, ja ku filloi përsëri. Ne luftuam, kjo është pozitive, megjithëse nuk e ndjen atë në këtë moment. Ne duhet të pranojmë një pikë.

Jurgen Klopp during Liverpool's 3-3 draw with Brighton

Liverpool ka fituar vetëm dy nga shtatë ndeshjet e fundit në ligë këtë sezon dhe gjendet 11 pikë prapa liderit, Arsenal, me të cilët do të përballen në fundjavën e ardhshme në Emirates.

Barazimi 3:3 ishte më i larti që nga viti 2016 kur një ndeshje me Arsenalin përfundoi me rezultat të njëjtë, ndërsa po ashtu me Arsenalin ka barazimin më të lartë ndonjëherë në Anfield në vitin 2009, kur ndeshja përfundonte 4:4, ku edhe aty një lojtar i shënonte Hattrick (Andrey Arshavin).

Të kuqtë do të luajnë menjëherë të martën në kuadër të Ligës së Kampionëve, ku e presin në shtëpi skuadrën skoceze, Rangers.

Lajme të ngjashme