Jurgen Klopp e lidh formën e dobët të Liverpoolit me Ronaldon dhe Messin - NACIONALE

Jurgen Klopp e lidh formën e dobët të Liverpoolit me Ronaldon dhe Messin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Jurgen Klopp dëshiron që Liverpooli të luftojë për t’u kthyer në formë, duke i krahasuar telashet e skuadrës së tij me vetëbesimin me telashet me të cilat janë përballur Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi së fundmi.

Liverpooli i ka fituar vetëm dy prej shtatë ndeshjeve të para në Premierligë deri tani këtë sezon dhe tashmë ndodhet 11 pikë mbrapa liderit Arsenal, megjithëse me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ndërkohë, Ronaldo ka luajtur titullar për Manchester Unitedin vetëm një herë deri tani këtë sezon në Premierligë, dhe në derbin e së dielës kundër kampionit Manchester City nuk luajti fare.

Messi i pati shënuar vetëm gjashtë gola në sezonin e tij debutues për Paris Saint-Germainin në Ligue 1 edicionin e kaluar 2021/22.

Klopp ka nënvizuar se kjo tregon se edhe individët më të mirë dhe ekipet më të mira kanë rënie në formë, por i ka bërë thirrje skuadrës së vet ta mbledhë veten dhe të luftojë për ta përmirësuar fillimin e keq të sezonit.

I pyetur për rënien e formës së skuadrës së vet para përballjes me Rangers in Ligën e Kampionëve të martën, Klopp tha: “A mendoni se Cristiano Ronaldo është i mbushur me vetëbesim tani? Na ndodh të gjithëve. Lionel Messi sezonin e kaluar, pothuajse njëjtë”.

“Duhet ta bësh një hap në drejtimin e duhur dhe kur je i gatshëm, kthehet (vetëbesimi). Në sportet individuale mund ta luftosh vetë. Në sporte ekipore duhet ta bësh së bashku. Mund të jetë më e koklavitur”, shpjegoi ai.

Liverpooli barazoi 3:3 me Brightonin të shtunën në një ndeshje drithëruese të cilën po e humbiste 2:0 para se ta përmbyste rezultatin në 3:2, por vizitorët shënuan në frymën e fundit për ta barazuar rezultatin.

Klopp ka këmbëngulur se edhe sikur skuadra e tij ta kishte fituar këtë ndeshje, ajo prapëseprapë do të ishte përballur me telashet e njëjta të cilat duhet t’i zgjidhë.

“Nëse do të kishim fituar kundër Brightonit, ndjesia do të ishte ndryshe por telashet e njëjta. Ne duhet të luajmë më mirë në çdo aspekt”, e pranoi Klopp.

Lajme të ngjashme