Klopp: Do të doja që Guardiola të merrte një pushim katërvjeçar - NACIONALE

Klopp: Do të doja që Guardiola të merrte një pushim katërvjeçar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e pranon se jeta do të ishte më lehtë për të nëse nuk do të ishte Pep Guardiola. Gjermani në mënyrë qesharake tha se do donte që spanjolli të merrte një pushim katërvjeçar.

Përpara ndeshjes të së dieles në Premierligë që luhet në Anfield e ku përballen Liverpool e Manchester City, Klopp u pyet për rivalitetin e tij me Guardiolën, me të kuqtë dhe qytetarët që kanë fituar secilin nga pesë titujt e fundit në elitën angleze.

Klopp Guardiola

Klopp u pyet nëse do t'i mungonte Guardiola nëse do të largohej nga City. Ai u përgjigj: "Jo, unë do të preferoja nëse Pep do të merrte një pushim katërvjeçar! Në fakt, zgjidhja ime e preferuar do të kishte qenë që ai të kishte një pushim katër vitet e fundit! Sinqerisht, është një shaka. Por nuk e di sa shpesh më duhet ta them, por ai është trajneri më i mirë në botë dhe këtë po e dëshmon gjatë gjithë kohës, çdo ditë. Ajo që ai po bën është e veçantë, vërtet e veçantë dhe unë e respektoj këtë."

"Unë dhe Pep nuk jemi miqtë më të mirë sepse nuk e njohim njëri-tjetrin, por unë e respektoj atë dhe e di që ai respekton edhe atë që po bëjmë ne. Kjo është mirë. Për një rivalitet, nuk duhet të tregosh mungesë respekti. Unë gjithmonë mund ta pranoj shkëlqimin kur e shoh, dhe ky është rasti këtu”.

Pep Guardiola Premier League trophy

Liverpool humbi titullin e Premierligës sezonin e kaluar, ashtu siç bëri në sezonin 2018-19, me një pikë të vetme ndaj Cityt, por tani arriti koha e ndeshjes të së dielës dhe skuadrën e trajnerit gjerman kjo përballje e gjen 13 pikë larg skuadrës së Guardiolës dhe me Klopp që tashmë ka përjashtuar skuadrën e vet nga lufta për titull.

Jurgen Klopp Liverpool 2020

Kundër skuadrave të Pep Guardiolës, Jurgen Klopp ka fituar 11 herë dhe ka humbur nëntë si trajner i Borussia Dortmundit dhe Liverpoolit.

Rivaliteti më i nxehtë nga trajnerët e Premierligës rifillon të dielën, pasi Liverpool dhe Manchester City takohen në Anfield me fillim nga ora 17:30.

Lajme të ngjashme