Klaus Gjasula në histori: Lojtari i parë zëvendësues që shënon autogol dhe gol në Evropian
Mesfushori Klaus Gjasula ka hyrë në histori, duke u bërë lojtari i parë që inkuadrohet në lojë duke shënuar autogol dhe gol në një ndeshje.
Gjasula u shndërrua nga fytyra tragjike në hero për Shqipërinë, duke shënuar fillimisht autogol e pastaj realizoi në kohën shtesë për t’ia fituar “Kuq e Zinjve” një pikë ndaj kroatëve.
Kësisoj, mesfushori është bërë lojtari i parë që shënon autogol dhe realizon gol në të njëjtën ndeshje.
🚨🚨| RECORD: Klaus Gjasula is the first substitute in Euros history to score both an 𝐎𝐖𝐍 𝐆𝐎𝐀𝐋 and a 𝐆𝐎𝐀𝐋 in the same match. 😱🇦🇱#EURO2024 pic.twitter.com/4bzmVhLF5B
— CentreGoals. (@centregoals) June 19, 2024
Shqipëria ka fituar pikën e parë në grupin B dhe matematikisht ka ende gjasa për t’u kualifikuar ani pse janë të ulëta.
Përndryshe, nesër do të përballet sfida tjetër që do të ketë rol të madh në kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë mes Spanjës dhe Italisë.
Shqipëria e zhvillon përballjen e fundit në këto grupe të hënën me fillim nga ora 21:00 kundër “La Roja”.