Kërkohet nga Unitedi: Amorim pretendon se nuk ka marrë ndonjë vendim për të ardhmen
Trajneri Ruben Amorim e ka pranuar se nuk ka marrë kurrfar vendimi për lëvizjen e propozuar te Manchester Unitedi.
Sporting CP njoftoi të martën se Unitedi është gati t’ia paguajë klauzolën e lirimit në vlerën e 10 milionë euro, për ta marrë Amorim qysh tani si pasuesi i Erik ten Hag.
Sidoqoftë, tekniku portugez e ka pranuar se ende nuk e ka finalizuar marrëveshjen me Unitedin, ndërsa do të bëjë atë që dëshiron të bëjë.
“Dëgjoni deklaratën e klubit dhe kjo është gjithçka për momentin. Ka interes nga Manchester United për të paguar një klauzolë dhe më pas, kur të kem diçka më konkrete, do të vij këtu dhe do të marr një vendim sepse është gjithmonë zgjedhja ime, për sa kohë që gjithçka nuk është vendosur në një mënyrë apo në tjetrën.
“Do të bëj atë që dua, atë që dua të bëj, siç kam bërë gjithmonë gjatë gjithë kohës sime si lojtar dhe trajner.
“Për momentin nuk është marrë asnjë vendim”, deklaroi ai.
Unitedi do të përballet me Leicester Cityn të mërkurën për Carabao Cup, ndërsa Ruud van Nistelrooy do ta drejtojë 20 herë kampionin e Anglisë.
Ndërkohë, Van Nistelrooy pritet të jetë në krye edhe në përballjen e Unitedit ndaj Chelseas, e pastaj Amorim të marrë detyrën e re.