Kërkohet nga Bayerni, Milan synon të nis negociatat me Hernandezin
AC Milan është gati që të nis seriozisht negociatat me mbrojtësin Theo Hernandez për rinovimin e kontratës, pasi nuk duan ta shesin te Bayern Munich.
Francezi që disa vite ka dëshmuar se është ndër mbrojtësit e krahut të majtë më të mirë në Evropë, kurse sivjet veçse është përmirësuar duke luajtur edhe në pozitën e qendërmbrojtësit kur bashkëlojtarët ishin të lënduar.
Në muaj e fundit, Bayern Munich ka shprehur interesim serioz për Hernandezin, që e kanë vlerësuar si pasuesi adekuat i Alphonso Davies, i cili ka arritur marrëveshje në parim me Real Madridin.
“Gazzetta dello Sport” raporton se Milan ka marrë hapat e parë duke nisur negociatat për rinovimin e kontratës, me shpresën që në javët në vijim të arrihet marrëveshja.
“Rossonerët” nuk duan ta humbasin 26-vjeçarin por janë të gatshëm të dëgjojnë oferta nëse Hernandez refuzon të rinovojë kontratën aktuale.
Hernandez momentalisht ka kontratë edhe për dy vite të mbetura, andaj Milan mund të thuhet se është në një pozitë jo të mirë.
Përndryshe, gjiganti italian do të ishte i hapur të diskutonte me Bayernin në rast që ofrohet ndonjë vlerë prej 100 milionë eurove, pak a shumë si shitja e Sandro Tonalit te Newcastle për 80 milionë euro.
Ndërkohë, 26-vjeçari po vazhdon të shkëlqejë në Serie A, ku së fundmi shënoi në fitoren ndaj Hellas Veronas.