Kërkohet nga Barcelona, “Kvaradona” vendos për të ardhmen - NACIONALE

Kërkohet nga Barcelona, “Kvaradona” vendos për të ardhmen

4 javë më parë

nga NACIONALE

Ylli i Gjeorgjisë Khvicha Kvaratskhelia do të mbetet te Napoli përtej kësaj vere, por pritet që t’i vendoset një klauzolë lirimi në kontratën e re.

U raportua shumë që anësori s’është i lumtur te Napoli shkaku që nuk paguhet sa duhet, me kontratën aktuale që skadon në vitin 2027.

Presidenti i Napolit Aurelio de Laurentiis tashmë është takuar me përfaqësuesit e lojtarit me synimin që t’ia vazhdojnë kontratën, e njëkohësisht t’ia rrisin pagën.

Lojtari është lidhur me një kalim te Barcelona dhe agjentët e tij janë parë në Kataluni, kur dy skuadrat u përballen mes vete në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve në muajin mars.

Megjithatë, sipas “Gazzetta” – Kvara dëshiron të mbetet te Napoli edhe për një sezon tjetër që ta kompletojë përmirësimin e tij, ku me këtë vendim janë pajtuar edhe babai si dhe agjenti i tij

Kvara momentalisht paguhet vetëm 1.5 milionë euro për sezon në “Stadio Maradona” dhe sipas gazetës italiane, do t’i ofrohet kontratë e re deri më 2028 ose 2029 – ku do të merr rreth 4.5 milionë euro për sezon, përfshirë bonuset.

Pavarësisht dëshirës së lojtarit për të qëndruar te Napoli, të dyja palët ende nuk kanë diskutuar detajet financiare dhe një klauzolë lirimi që do të përfshihet në kontratën e re.

Napoli së fundmi ia vazhdoi kontratën edhe Victor Osimhenit, që përfshin klauzolën e lirimit në vlerën 120-130 milionë euro.

Lajme të ngjashme