Kërkohet nga Arsenal e Aston Villa, Ferran Torres komenton të ardhmen - NACIONALE

Kërkohet nga Arsenal e Aston Villa, Ferran Torres komenton të ardhmen

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Ferran Torres nuk ka dëshirë që të largohet nga Barcelona pavarësisht përpjekjeve të klubit për ta shitur dhe interesimit së Arsenalit dhe Aston Villas.

23-vjeçari iu bashkua katalunasve nga Man City në janarin e vitit 2022, por thuhet se Barcelona është e hapur për shitjen e mundshme.

Si Arsenal, ashtu edhe Aston Villa kanë qenë duke konsideruar transferimin e Torresit, mirëpo lojtari nuk është i interesuar për një rikthim në Premierligë pasi dëshiron të luftojë për vendin e tij në “Camp Nou”.

Emrat e transfereve në listën e Barcelonës vendosen nga gazetarët. Unë kam kontratë këtu dhe do të qëndroj”.

Nuk më intereson se çfarë thuhet për mua. Do të punoj si të gjithë të tjerët. Jam kritik i vetes, nuk ishte sezon i mirë viti i kaluar, por mësova shumë. Këto ngritje dhe zbritje më kanë ndihmuar të jem më i fortë tani”.

Që kur u largua nga Anglia, Torres ka regjistruar 14 gola dhe kontribuar me nëntë asistime në 71 ndeshje te Barcelona.

Ai ishte pjesë e Barcelonës që fitoi titullin e La Liga-s edicionin e kaluar, por që ishte titullar vetëm në 18 nga 45 ndeshje gatë tërë edicionit 2022/23.

Përndryshe formën më të mirë ndoshta të karrierës, Torres e ka dëshmuar në Ligën e Kombeve për Spanjën ku ishte golashënuesi më i mirë gjatë edicionit 2020/21 se bashku me Erling Haalandin dhe Romelu Lukakun.

Lajme të ngjashme