Kërkohet me ngulm nga Chelsea, Barcelona gati kontratën e re për Kounde - NACIONALE

Kërkohet me ngulm nga Chelsea, Barcelona gati kontratën e re për Kounde

1 vit më parë

nga NACIONALE

Barcelona po synon ta bind mbrojtësin Jules Kounde për ta rinovuar kontratën në një periudhë afatgjatë.

Francezi ka kontratë me katalunasit deri më 2027, mirëpo falë paraqitjeve të mira ka fituar vëmendjen e disa klubeve, me Chelsean si skuadra më e interesuar.

Kounde edhe pse fillimisht ishte qendërmbrojtës, arriti të bëhet ndër mbrojtësit më të mirë të krahut, falë kualitetit në aspektin defansiv.

Sipas “Sport”, Barcelona është shumë e lumtur me paraqitjet e francezit prandaj duan ta shpërblejnë me një kontratë të re të përmirësuar.

Kjo gjithashtu do t’ia mbyllë derën largimit nga “Camp Nou”, me raportimet se Chelsea kishte përgatitur një ofertë në vlerën e 100 milionë euro për ta bindur Barcelonën për ta lejuar të largohet në verë.

Barcelona është fokusuar në rinovimin e kontratave të disa yjeve, ku së fundmi Ronald Araujo, Pau Cubarsi, Gavi e Pedri kanë rinovuar deri më 2029 respektivisht 2031.

I njëjti plan pritet të vlejë edhe për Kounden, të cilin Flick e pëlqen tejmase edhe shkaku që luan në pozita të ndryshëm. Përpos kësaj, katalunasit e kanë siguruar edhe afrimin e Jonathan Tah nga Bayer Leverkuseni si agjent i lirë.

Lajme të ngjashme