Kepa apo Sanchez? Pochettino tregon se kush do të jetë numri 1 i Chelseas
Trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino, ka peshuar situatën, duke treguar se kush nga Kepa Arrizabalaga apo Robert Sanchez, do të jetë numri 1 i klubit londinez, duke filluar nga ndeshja e parë hapëse e sezonit ndaj Liverpoolit.
Të kaltrit nënshkruan me Sanchezin nga Brighton për afër 30 milionë euro në një përpjekje për t'i ofruar konkurrencë Arrizabalagas për pozitën e portierit në Stamford Bridge pasi panë që Edouard Mendy u largua këtë verë në Lindjen e Mesme. Transferimi ndezi debatin se kush do t'i vishte dorezat mes portës pasi ish-portieri i Athletic Bilbao ka pasur disa momente nervoze që kur u bashkua në vitin 2019 për një transferim rekord prej 80 milionë euro.
Megjithatë, Pochettino nuk ka dyshime për zgjedhjen e tij nr. 1 pasi ai mbështeti Arrizabalagan për të qenë ‘kujdestari’ i preferuar i portës.

"Sanchez dhe Kepa e dinë se do të luftojnë për pozitën nr. 1. Për momentin, Kepa është pak përpara. Me kalimin e kohës, ne do të shohim nëse Roberti është në të njëjtin nivel dhe mund ta sfidojë Kepën," u tha ai gazetarëve.

Me këtë njoftim, Pochettino ka hedhur ujë të ftohtë edhe mbi planet e Bayern Munichut për të nënshkruar me Arrizabalagan pasi gjigantët gjermanë kërkojnë mbulim për Manuel Neuer. U raportua se kampionët e Bundesligës bënë një ofertë fillestare për portierin, e cila përfshinte një marrëveshje huazimi gjatë sezonit, me një opsion blerjeje të mëvonshme. Megjithatë, me Pochettino që konfirmon planet e tij për spanjollin, nuk ka gjasa që ai të bëjë një kalim në Gjermani në të ardhmen e afërt.

Kepa do të shpresojë të mbajë portën e paprekur kur Chelsea të përballet me Liverpoolin në ndeshjen e tyre të parë në Premierligë të shtunën.
