"Kemi dëshmuar se mund t'i mposhtim", De Gea optimist se Man United do ta fitojë FA Cup
Portieri David de Gea thotë se Manchester United është i etur për ta fituar FA Cup pasi eliminuan Brightonin në gjysmëfinale.
Spanjolli bëri një tjetër paraqitje të shkëlqyeshme, me "Djajtë e Kuq" që avancuan në finale pas penalltive, ku triumfuan me rezultat 7:6.
Pas ndeshjes, De Gea për "BBC" tha se ishte shumë e vështirë por është i lumtur që mbërriti në finale.
"Ishte ndeshje tejet e ngushtë. Kemi luajtur ndaj një skuadre vërtetë të mirë. Ishim përgatitur për penallti si gjithnjë, provova t'iu bëj presion gjuajtësve. I gjuajtëm penalltitë në mënyrë perfekte".
Në finale, Man United do të përballet me rivalin lokal Manchester City, që dje eliminuan Sheffield Unitedin dhe deri më tani në këtë kompeticion nuk kanë pranuar asnjë gol.
Sidoqoftë, De Gea shtoi se i kanë mposhtur në të kaluarën prandaj mund ta bëjnë sërish.
"Jemi në një tjetër finale, por kemi një ndeshje të madhe të enjten (kundër Tottenhamit). Prandaj duhet të shkojmë në shtëpi dhe të përgatitemi sërish".
"Ka ende pak kohë deri te finalja. Jam i sigurt se do të jetë ndeshje e madhe pasi luajmë ndaj një nga skuadrat më të forta në Evropë, por kemi dëshmuar se mund t'i mposhtim".
"Ne tashmë kemi fituar një trofe, jemi në finale dhe synojmë top katërshen. Sigurisht nuk është e mjaftueshme, por është hap i mirë nga sezoni i kaluar. Duhet të përmirësohemi", nënvizoi ai.
Man City do të përballet me Man Unitedin më 3 qershor në "Ëembley".