Katër gjigantë anglezë në garë për Khvicha Kvaratskhelia - NACIONALE

Katër gjigantë anglezë në garë për Khvicha Kvaratskhelia

1 vit më parë

nga NACIONALE

Chelsea, Manchester City, Manchester United dhe Newcastle United kanë pasur përfaqësues për ta shikuar nga afër sulmuesin e Napolit Khvicha Kvaratskhelia gjatë fitores të Spanjës 3:1 ndaj Gjeorgjisë.

Të katër gjigantët anglezë kanë shikuar lojtarë nga të dy kombëtaret, por fokusi kryesor ka qenë te lojtari nga Gjeorgjia, kështu së paku raporton “90min”.

Kvaratskhelia mund të thuhet se e ka dëshmuar veten pasi arriti të shënojë pas vetëm nëntë minutave lojë, ani pse Spanja në fund i arkëtoi pikët e plota

Kvaratskhelia po kalon një tjetër sezon me Napolin, pavarësisht që skuadra italiane ka vuajtur nën urdhrat e Rudi Garcias, ku tani e kanë zëvendësuar me Walter Mazzarrin.

22-vjeçari momentalisht ndodhet në negociata për vazhdimin e kontratës për 12 muaj, ku mund t’i ofrohet një rritje page pasi kontrata momentale i skadon më 2027.

Megjithatë, për t’u larguar lojtari mundësitë janë shumë të ulëta pasi Napoli nuk ka dhënë asnjë indikacion që mund ta shesin këtë verë.

I pyetur së fundmi nëse dëshiron ta mbajë, presidenti i klubit Aurelio de Laurentiis deklaroi “Ai tashmë ka nënshkruar për pesë vite verën e kaluar”, duke iu dhënë fund spekulimeve.

Përpos këtyre gjigantëve të Premierligës, në të kaluarën interesim kanë shprehur edhe Real Madrid, Barcelona, Bayern Munich dhe PSG.

Lajme të ngjashme