Xherdan Shaqiri i përfshirë në 50 për qind të 24 golave të Zvicrës në pesë turnet e fundit - NACIONALE

Xherdan Shaqiri i përfshirë në 50 për qind të 24 golave të Zvicrës në pesë turnet e fundit

6 ditë më parë

nga NACIONALE

Ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri vazhdon të jetë ndër yjet më të rëndësishëm te Kombëtarja e Zvicrës.

Sulmuesi po vazhdon shkëlqimin, derisa asistoi te goli i epërsisë së Zvicrës ndaj Kamerunit.

Kështu, nëse shohim statistikat i bie që kosovari është i përfshirë në 50 për qind të 24 golave të fundit te Zvicra në pesë turne. Prej tyre, tetë herë ka gjetur rrugën drejtë rrjetës derisa ka dhuruar edhe katër asistime.

Shaqa është duke zhvilluar një lojë shumë të mirë ndaj Kamerunit, por që ende s’e ka gjetur rrugën drejtë rrjetës.

Kujtojmë, kjo sfidë është tejet e rëndësishme për Zvicrën, pasi në dy xhirot e radhës do të përballen me Brazilin dhe Serbinë.

Lajme të ngjashme