Pamje: Sulmuesi meksikan nis të qajë pasi intonohet himni i kombit të tij
Në kuadër të Grupit C po zhvillohet ndeshja mes Meksikës dhe Polonisë, pas ndeshjes së parë që prodhoi një befasi të madhe, me fitoren e Arabisë Saudite me përmbysjes 2:1 ndaj Argjentinës.
Ajo që mori vëmendjen e plotë nga ndeshja mes Meksikës dhe Polonisë ishte përjetimi i himnit që vunë re lojtarët meksikanë.
Në një moment u pa edhe sulmuesi i Guadalajara, Alexis Vega, që filloi të qante gjersa këndonte himnin e kombit të tij.
L'emozione di calciatori e tifosi del #Messico durante l'Himno Nacional Mexicano è la parte bella, stupenda, di questo sport. Che meraviglia! ♥️⚽#MessicoPolonia#Mexico #Qatar2022 #FIFAWorldCup pic.twitter.com/hHPIos3UHJ
— Salvatore Amoroso (@salv_amoroso) November 22, 2022
Meksika njihet si kombëtar që jep gjithçka nga vetja në Botëror, ku shpesh ka ditur të dëshmojë edhe paraqitje solide ndaj cilitdo kundërshtar.
Në Grupin C pas humbjes së sotme të Argjentinës gjithçka është ndërlikuar sa i përket parashikimit për kombëtaret që do të kalojnë tutje në fazën e eliminimit direkt.