Katar 2022 | Portugalia e Ronaldos nuk gabon, Botërorin e fillon me fitore ndaj Ganës - NACIONALE

Katar 2022 | Portugalia e Ronaldos nuk gabon, Botërorin e fillon me fitore ndaj Ganës

1 vit më parë

nga Vivianit Gërguri

Kombëtarja e Portugalisë ka arritur të shënojë fitore solide në ndeshjen e tyre hapëse të Kupës së Botës, kundër Ganës. Portugezët shënuan fitore 3:1 për të marrë kryesimin e grupit H.

Të gjitha golat e këtij takimi u shënuan në pjesën e dytë, pasi gjatë 45 minutave të para nuk pati gola me vetëm disa gjysmë raste të krijuara nga Cristiano Ronaldo.

Ronaldo nuk mungoi në listën e shënuesve, duke hapur serinë e golave për Kombëtaren e tij dhe duke u bërë lojtari i vetëm që shënon në pesë Kupa të Botës radhazi.

Image

Fillimisht ylli portugez krijoi dy gjysmë raste në pjesën e parë, një herë ku nuk pranoi topin aq mirë dhe u ndal në çastet e fundit nga portieri ganez, dhe në rastin tjetër një shkëputje e lartë e tij nuk u koordinua mirë me një goditje që shkoi larg nga porta.

37-vjeçari shënoi për 1:0 në minutën e 65-të nga penalltia, pasi fillimisht e nxori vet atë, pas një topi të pranuar nga mbrojtësi, Guerrerio.

Gana nuk vonoi shumë dhe vetëm pas tetë minutash u kthye në lojë, me Andre Ayew, që shënoi nga afërsia për 1:1.

Por skuadra e udhëhequr nga Fernando Santos, duke parë rezultatet befasuese nga ndeshjet e kaluara, filloi sulmet e intensifikuara, për të shënuar dy gola të shpejtë për të shkuar drejt fitores së parë në po aq ndeshje në Botërorin e Katarit.

Fillimisht ishte sulmuesi i Atletico Madridit, Joao Felix që shënoi për 2:1, që përveç këtij goli nuk tregoi asgjë tjetër në këtë ndeshje.

Ndërsa për 3:1 u përkujdes, portugezi më në formë momentalisht, Rafael Leao, që erdhi nga banka rezervë për të shënuar në minutën e 80-të pas asistimit të Bruno Fernandesit.

Gana arriti që edhe një herë të realizonte, kësaj radhe ta ngushtonte epërsinë në 3:2 me anë të mesfushorit Osman Bukari, në minutën e 89-të.

Ky ishte edhe rezultati përfundimtar i takimit, me Portugalinë që merr fitoren e mundimshme por shumë të vlefshme në rrugëtimin e saj në Katar dhe tani kryeson grupin, fal edhe barazimit në ndeshjen tjetër të këtij grupi të Uruguait me Korenë e Jugut.

Përmbledhja nga ndeshja Portugali - Gana:

Lajme të ngjashme