Ronaldo me rekord të rrallë, i vetmi që ka shënuar në pesë Botërore radhazi - NACIONALE

Ronaldo me rekord të rrallë, i vetmi që ka shënuar në pesë Botërore radhazi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Cristiano Ronaldo përveç që ndihmoi Portugalinë me golin që shënoi sot për 1:0 ndaj Ganës, ai regjistroi edhe një rekord personal.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo, u regjistrua në listën e golashënuesve në fitoren që Portugalia arriti me rezultat 3:2 kundër Ganës.

Ky gol që ai shënoi nga penalltia në minutën e 65-të bëri ai që të shndërrohet në futbollistin e parë që ka shënuar në pesë Botërore radhazi.

Askush më herët nuk ia ka dalë që të arrijë një cak të tillë. Një motiv shtesë për Ronaldon që të bëjë një paraqitje sa më të mirë në këtë Botëror.

Lajme të ngjashme