KATAR 2022 | Përfundon ceremonia mbyllëse e Kupës së Botës - NACIONALE

KATAR 2022 | Përfundon ceremonia mbyllëse e Kupës së Botës

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Ceremonia mbyllëse e Botërorit tashmë ka përfunduar, për t’i hapur rrugë lojtarëve për të bërë përgatitjet e fundit, për të hyrë në fushën e lojës.

Ashtu siç ishte e paraparë, ceremonia filloi në 14:30, me një paraqitje që nuk është parë ndonjëherë në turneun e Kupës së Botës.

Me skena vizuale të bukura dhe këngë është përmbyllur ceremonia.

Një përzierje e këngëtarëve kënduan këngën zyrtare të Kupës së Botës në Katar, duke filluar me Aisha, pastaj Ozuna, Gims, Nora Fatehi, Balqees, Rahma Riad dhe Manal.

Hayya Hayya(Better Together), Arhbo dhe Light the Sky ishin këngët që u përformuan në këtë ceremoni.

Me të përfunduar ceremonia, futbollistët kanë dalë në fushë për përgatitjet e fundit.

Finalja e madhe fillon në më pak se një orë. Argjentina kërkon ta sjellë trofeun e parë Botëror pas vitit 1986, ndërsa Franca është në kërkim të mbrojtjes së titullit kampion bote.

Lajme të ngjashme