KATAR 2022 | Ceremonia e mbylljes së Botërorit: Kur dhe kush do të performojë - NACIONALE

KATAR 2022 | Ceremonia e mbylljes së Botërorit: Kur dhe kush do të performojë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kupës së Botës në Katar po i vjen fundi. Tashmë jemi në ditën e finales së madhe, ku takohen Argjentina e Franca në garë për t’u shpallur kampion bote. Në Doha është përgatitur edhe ceremonia për fundin e turneut të 22-të botëror. Kur dhe kush do të performojë mund ta mësoni këtu.

Dita kombëtare e Katarit festohet çdo vit më 18 dhjetor, dhe kësaj radhe i është shtuar edhe një ngjarje globale, që me gjasë nuk është aspak e rastësishme.

Argentina vs France Fifa World Cup 2022 Final: Jio Cinema live streaming timing; Messi, Mbappe, other key player details - BusinessToday

Ceremonia përmbyllëse do të fillojë në 14:30 me orën lokale në Kosovë, ku do të ketë ngjarje tradicionale me skena të jashtëzakonshme e të përgatitura vizuale dhe dëgjimore. Ja detajet e ceremonisë përmbyllëse të Katar 2022.

Data: 18 dhjetor 2022, Koha 13:30 në Katar (14:30 në Kosovë) në Stadiumin Lusail në Doha të Katarit.

Finalja do të zhvillohet me fillim nga ora 16:00, kështu që ceremonia është paraparë të fillojë më herët, në mënyrë që fusha të jetë e gatshme në kohë për fillimin e takimit.

Lusail, vendi mikpritës i finales së madhe

Kupa e Botës 2022 do të përfundojë në Lusail Stadium apo siç njihet ndryshe Lusail Ikonik, në veri të Dohas.

Ky stadium ka një kapacitet prej 90,000 ulëse dhe u ndërtua posaçërisht për Botëror dhe u përurua në nëntor 2021.

Kush do të performojë?

Davido dhe Aisha do të paraqiten me (Hayya Hayya) ‘Më mirë së bashku’ si pjesë e ceremonisë përmbyllëse, të përcjellur me Ozuna e GIMS me këngën ‘Arhbo’.

Kupa e Botës në Katar filloi 28 ditë më parë, më 20 nëntor, me një ceremoni shumë të bukur, ku u pa Jung Kook i grupit BTS në qendër të skenës me aktorin hollivudian, Morgan Freeman.

Si pjesë e ceremonisë do të jetë edhe këngëtarja, Nora Fatehi, nga Kanadaja, e cila ishte gjithashtu edhe në Fan Festival gjatë kampionatit.

Fatehi në tetor të 2022 publikoi këngën zyrtare të Kupës së Botës të titulluar ‘Light the Sky’ së bashku me artistët RedOne, Manal Balqees dhe Rahma Riad.

Ditën përmbyllëse të Botërorit, për shikuesit kosovarë, mund ta ndiqni në RTK, ashtu si çdo ndeshje deri më tani.

Lajme të ngjashme