KATAR 2022 | Formacionet zyrtare: Argjentinë – Francë, Di Maria starton - NACIONALE

KATAR 2022 | Formacionet zyrtare: Argjentinë – Francë, Di Maria starton

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Tashmë janë bërë zyrtare formacionet me të cilat do të startojnë dy kombëtaret finaliste të Botërorit, Argjentina – Franca. Angel Di Maria është risia e vetme në të dy formacionet, pasi futbollisti i Juventusit ia ka arritur të jetë në 11-shen e parë, pavarësisht se nuk shihej si titullar.

Franca do të kërkojë ta mbrojë titullin kampion nga Botërori 2018, ndërsa Messi me Argjentinë shpresojnë ta kthejnë lavdinë në Amerikën Jugore, duke marrë titullin e parë pas vitit të largët 1986, kur për herë të fundit Maradona e solli këtë trofe në Argjentinë.

Këto janë formacionet e të kombëtareve:

Argjentina: Emiliano Martizen(P), Molina, Romero, Otamendi, Tagliafico, Di Maria, de Paul, Fernandez, Mac Allister, Messi(C) dhe Alvarez;

Franca: Lloris(P, C), Kounde, Varane, Upamecano, Hernandez, Tchouameni, Griezmann, Rabiot, Dembele, Giroud dhe Mbappe.

Lajme të ngjashme