KATAR 2022 | "Messi, një avantazh i veçantë për Argjentinën në gjysmëfinale"
Prezenca e Lionel Messit do t'i jep Argjentinës një avantazh të veçantë kundër Kroacisë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, thotë mbrojtësi Nicolas Tagliafico.
Argjentinas avancoi në gjysmëfinale pas një ndeshje të madhe ndaj Holandës, me Messin që ishte në top formë, ku ka shënuar katër gola dhe asistuar dy herë.
"Ai gjithmonë ka qenë kështu. Për ne ai është kapiteni dhe lideri ynë. Ai është duke na shtyrë dhe motivuar të gjithëve", deklaroi Tagliafico.
35-vjeçari tashmë e ka bërë të qartë se synon ta dërgojë Argjentinën drejtë lavdisë për triumfin e parë që nga viti 1986, ku është Kupa e Botës e pestë dhe njëkohësisht e fundit për të.
Përpos që barazoi rekordin e Gabriel Batistuta për më së shumti gola te Argjentina, Messi është vetëm një asistim larg thyerjes së rekordit të Diego Maradonas për më së shumti në Kupën e Botës.
"Ai është personi që na jep avantazhin e veçantë kur jemi në fushë. E dimë që e kemi Messin dhe është motivim i madh dhe shpresoj sepse të gjithë mund të kontribuojmë dhe të japim më të mirën".
"Jemi vërtetë shumë të lumtur që Messi është kapiteni ynë. Me mbështetjen e të gjithëve jemi duke punuar që të arrijmë ëndrrën dhe është gjëja me e bukur që ta bëjmë me Messin në anën tonë", shtoi Tagliafico.
Vlen të ceket se Messi nesër do të arrijë edhe të barazojë rekordin e madh të legjendës gjermane, Lothar Matthaus me 25 paraqitje në Kupën e Botës.
Për fund, kujtojmë se përballja mes Argjentinës dhe Kroacisë do të nis me fillim nga ora 20:00.