Katar 2022 | Mbappe i shënon dy herë Danimarkës dhe Franca kualifikohet në 1/8 e finales
Kombëtarja e Francës arriti një fitore mjaft të vështirë ndaj Danimarkës me rezultat 2:1, në ndeshjen e dytë në kuadër të grupit D. Francezët tani me këto tre pikë kanë siguruar kualifikimin e 1/8 e finales, pavarësisht ndeshjes së tretë që zhvillon me Tunizinë pas katër ditësh.
Gjelat ishin më të mirë në pjesën më të madhe të ndeshjes, duke krijuar raste pafund, por edhe Danimarka shfaqi disa herë forcën e saj, duke vënë në vështirësi skuadrën e Didier Deschamps.
Tre golat e takimit u shënuan në pjesën e dytë të lojës, pasi deri atëherë kishte vetëm raste të pa konkretizuara.
Gjatë pjesës së parë Franca pati posedimin e topit 48% por krijoi plot 12 raste për gol, dy nga të cilat në drejtim të portierit danez, që u tregua i kujdesshëm, ndërsa pjesën e dytë posedimi kaloi te ‘Gjelat’ e rastet në drejtim të portës ishin sërish i takuan francezëve, nga të cilat erdhën edhe golat.
Fillimisht ishte Kylian Mbappe që shënoi për epërsinë e Francës 1:0 pas një ore lojë, në një aksion shumë të bukur nga vet ylli i Paris Saint-Germain në kombinim me mbrojtësin e Milanit Theo Hernandez.
Por, Danimarka nuk vonoi shumë, në minutën e 68-të u kundërpërgjigjen për rezultatin 1:1, ku me kokë shënoi mbrojtësi i Barcelonës, Andreas Christensen.
Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, në skenë doli edhe një herë ylli francez, Mbappe, që shënoi për 2:1 në minutën e 86-të pas harkimit të Griezmann.
Ky ishte goli i tretë për 23-vjeçarin në këtë Botëror dhe goli i kualifikimit të Francës në raundin tjetër, një ndeshje pa u mbyllur grupet.
Në takimin tjetër të këtij grupi, Australia triumfoi ndaj Tunizisë me rezultat minimal 1:0.
Franca tani do të luajë me Tunizinë pas katër ditësh, në një ndeshje jo me shumë rëndësi, pasi edhe pozita e parë thuajse është siguruar, ndërsa Danimarka do ta kërkojë vendin e dytë përball Australisë po të njëjtën ditë.
Përmbledhja e ndeshjes Francë - Danimarkë:


