Pamje: Një orë lojë, Franca në avantazh ndaj Danimarkës
Kombëtarja franceze ka arritur të shënojë për epërsinë 1:0 ndaj Danimarkës kur ora shënoi një orë lojë.
Kylian Mbappe ishte golashënuesi në një aksion shembull të nisur nga ‘Gjelat’, me kombinimet e shënuesit dhe Theo Hernandezit.
Ky është goli i dytë për Mbappen në këtë Botëror, pas golit të parë që shënoi ndaj Australisë, ndërsa për Theo Hernandez ky është asistimi i tretë.