Katar 2022 | Maroku befason Belgjikën dhe merr primatin në grupin F - NACIONALE

Katar 2022 | Maroku befason Belgjikën dhe merr primatin në grupin F

1 vit më parë

nga Vivianit Gërguri

Maroku ka arritur të shënojë një fitore shumë të rëndësishme ndaj Belgjikës me rezultat 2:0, kështu duke shkaktuar befasinë e radhës në këtë Botëror. Dy golat e marokeneve erdhën në pjesën e dytë që ishin të vlefshme për marrjen e primatit në grupin F

Belgjika pas fitores jo shumë të merituar nga Kanadaja në ndeshjen e parë të tyre hapëse, ku nuk bindi me lojë aspak, tani edhe në këtë ndeshje kanë bërë një paraqitje për t’u harruar.

FIFA World Cup 2022, Belgium vs Morocco Live Score: Desperate Belgium Struggling To Find Equaliser; BEL 0-1 MAR | Football News

Teksa Maroku erdhi nga një barazim me Kroacinë, ku edhe në atë ndeshje treguan futboll kompakt dhe një angazhim të pashoq, ashtu si në ndeshjen e sotme.

Fillimi i ndeshjes prodhoi një hutim te të gjithë fansat e futbollit, pasi portieri i Marokut Bounou që ishte vendosur në formacionin startues, pas intonimit të himnit nuk u pa në portë, ku ishte duke u paraqitur Munir.

Belgjika ishte diç më e mirë në pjesën e parë, por jo një ndeshje siç është pritur nga ata me fondin e lojtarëve që kanë në listë, teksa Maroku gjatë 45 minutave të para po luante qetësisht dhe po ruante freskinë për pjesën e dytë.

Vlen të cekët se Maroku shënoi një gol me anë të yllit të tyre, Ziyech, që shënoi nga gjuajta e lirë, por VAR-i e anuloi për shkak të pozitës jashtë loje nga një lojtar aktiv në aksion.

Gjatë 45 minutave të dyta, Maroku filloi të sulmonte dalëngadalë, duke u afruar çdo herë më shumë afër portës.

Teksa në minutën e 73-të erdhi goli i parë i takimit, i shënuar nga mesfushori i Sampdorias, Sabiri, i cili pesë minuta më parë ishte inkuadruar në lojë. Goli erdhi nga një gjuajtje e lirë nga një kënd i vështirë dhe ishte thjesht i mrekullueshëm.

Zakaria u përkujdes për dyfishimin e epërsisë në minutat shtesë, gol që ishte shumë i bukur dhe në këndin e portierit Courtois.

Me rezultatin 2:0 përfundoi takimi dhe Maroku merr tre pikë të vlefshme, ndërsa Belgjika ia komplikon vetës punët shumë me këtë humbje.

Belgjika do të takohet me Kroacinë në ndeshjen e fundit të grupit, ndërsa Maroku takohet me Kanadanë, të dy ndeshjet zhvillohen pas katër ditësh me fillim nga ora 20:00.

Përmbledhja e ndeshjes Belgjikë - Maroku:

Lajme të ngjashme