Ku është portieri? Tifozët e Marokos të hutuar me ndërrimin e portierëve gjatë intonimit të himneve
Një konfuzion e ka përcjellur fillimin e pjesës së parë në ndeshjen e Grupit F të Kupës së Botës mes Marokut dhe Belgjikës kur një portier tjetër u rreshtua për kombin afrikan, teksa portieri i Sevillës, Bounou ishte parë në tunell.
Yassine Bounou i Sevillas ishte emëruar në formacionin zyrtar të ekipit për këtë ndeshje dhe ishte ngrohur për lojën si zakonisht.
Më pas ai doli për të kënduar himnet kombëtare dhe u shfaq përkrah shokëve të tij të skuadrës.

Megjithatë, ka pasur konfuzion kur ai nuk e zuri vendin e tij në portë në fillim të ndeshjes.
Maroku bëri një ndryshim të vonuar me Munir Mohamedi në vend të tij.

Askush nuk dukej se e dinte saktësisht se çfarë po ndodhte dhe fansat ishin të hutuar se çfarë ndodhi me Bounou.
Nuk ka pasur asnjë fjalë zyrtare nga skuadra marokene se pse e bënë ndryshimin e vonuar.
Është raportuar se ai ishte sëmurë pak para fillimit të ndeshjes.
Ndeshja përfundoi 0-0 në pjesën e parë me Marokun që kishte një gol të anuluar për pozicion jashtë loje pak para pushimit të shënuar nga ylli i kësaj kombëtare Ziyech.
Megjithatë, VAR-i vlerësoi se një lojtar i Marokut po e pengonte Thibaut Courtois, dhe në pozicion jashtë loje, edhe pse ai nuk e preku topin.
Pjesa e dytë ka filluar dhe rezultati ende është i pandryshuar, pra 0:0.