Katar 2022 | Brazili me formacion të frikshëm kundër Serbisë - NACIONALE

Katar 2022 | Brazili me formacion të frikshëm kundër Serbisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Brazilit ka vendosur të hyjë me një formacion të frikshëm sulmues në ndeshjen hapëse të tyre kundër Serbisë, në ndeshjen që zhvillohet nesër në mbrëmje e vlefshme për grupin G.

Mesfushori i Manchester Unitedit, Fred, ishte pritur që të jetë në formacionin e parë, por trajneri i Brazilit, Tite, ka vendosur ta sakrifikojë mesfushorin për t’i bërë vend një sulmuesi tjetër, sipas raportimeve nga mediat braziliane.

Rrjeti televiziv në Brazil, Globo, raporton se Brazili ka testuar një formacion sulmues prapa dyerve të mbyllura në stërvitjet e së hënës dhe së martës, ku besohet se Tite ka vendosur të fillojë me katër lojtarë me tipare sulmuese.

Richarlison dhe Neymar do ta udhëheqin sulmin, ndërsa pas tyre do të jetë Vinicius Jr dhe Raphinha.

Brazil's Neymar, left, and teammate Vinicius Junior attend a training session at the Grand Hamad stadium in Doha, Qatar, Sunday, Nov. 20, 2022. Brazil will play their first match in the World Cup against Serbia on Nov. 24. (AP Photo/Andre Penner)

Fred nuk do të jetë nga fillimi i ndeshjes, ku para tij preferohet një futbollist më teknik, siç është Lucas Paqueta, teksa si mesfushor defensivë do të luajë Casemiro.

Problemi më i madh i Brazilit mund të jetë pozita e portierit, pasi që në përbërje ka dy prej më të mirëve në botë momentalisht, por që ai Liverpoolit, Alison, do të jetë titullar edhe kësaj radhe.

Mbrojtja në qendër do të përbëhet nga kapiteni Thiago Silva e Marquinhos, teksa në krah do të luajnë Alex Sandro e Danilo.

Thiago Silva's World Cup favourites | News | Official Site | Chelsea Football Club

Globo e përshkroi formacionin fillestar të Brazilit si 'të paprecedentë' duke qenë se Fred ka filluar shumicën e lojërave të tyre gjatë 12 muajve të fundit.

Përveç me Serbinë, Brazili në grupin G do të ketë punë edhe me Zvicrën e Xhakës e Shaqirit dhe Kamerunin.

Përcill zhvillimet dhe artikujt e fundit nga botërori duke klikuar KËTU!

Lajme të ngjashme