KATAR 2022 | Konfirmohet lëndimi i rëndë i Hernandezit, përfundon aventura e tij në Kupën e Botës - NACIONALE

KATAR 2022 | Konfirmohet lëndimi i rëndë i Hernandezit, përfundon aventura e tij në Kupën e Botës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi i Kombëtares së Francës, Lucas Hernandez, nuk do të paraqitet më në këtë Botëror. Krejt kjo vjen pasi ai këputi ligamentet e gjurit në fillimin e ndeshjes ndaj Australisë, ku u zëvendësua nga vëllai i tij pastaj, Theo Hernandez.

Lucas u lëndua përgjatë ndërtimit të aksionit të golit nga ‘Kangurët’, ku u pa i shtrirë të fushë duke kërkuar ndihmën mjekësore, qysh në minutën e nëntë të takimit.

Lucas Hernandez Francë 2022

Faqja Zyrtare e Kombëtares së Francës e ka konfirmuar lëndimin e rëndë(këputje e ligamentit kryqëzor anterior), me ç’ rast konfirmohet edhe mosprezenca e tij në ndeshjet e radhës.

Trajneri i ‘Gjelave’, Didier Deschamps, lëshoi një deklaratë ku shprehi keqardhje për lëndimin e Hernandezit, duke thënë se kanë humbur një element të rëndësishëm të skuadrës.

“Ashtu si i gjithë grupi, më vjen jashtëzakonisht keq për Lucas. Po humbasim një element të rëndësishëm. Lucas është një luftëtar dhe nuk kam asnjë dyshim se ai do të bëjë gjithçka për t'u rikthyer në plan të parë".

Lucas Hernandez imite Didier Deschamps

Kjo është një tjetër goditje e rëndë për Francën në këtë Botëror, pasi që pak ditë më parë nga grumbullimi i largua edhe fituesi i Topit të Artë, Karim Benzema, pas një shqetësimi të vazhdueshëm që pati në kofshën e tij që mori kulmin një ditë para fillimit të turneut.

Deschamps nuk e zëvendësoi fare në listë sulmuesin e Real Madridit, duke mbetur me 25 lojtarë në grumbullim.

Mungesa të theksuara të kampionit të fuqi nga Kupa e Botës 2018 janë edhe N’Golo Kante dhe Paul Pogba, që para katër vitesh ishin nga më të dalluarit në mos më të mirët në fushën e lojës.

N'Golo Kante: Paul Pogba hails Chelsea midfielder as 'most beloved player in history of football' | The Independent

Me lëndimin e Hernandez, tani numri i lojtarëve në dispozicion te Franca zbret në 24 dhe tani nuk ka më mundësi zëvendësimi të lojtarëve.

Franca gjendet e para në grupin D pas fitores së thellë ndaj Australisë me rezultat 4:1, ndërsa ndeshjet e radhës i luan më 26 nëntor me Danimarkën dhe 30 nëntor Tunizinë.

Përcill zhvillimet dhe artikujt e fundit nga botërori duke klikuar KËTU!

Lajme të ngjashme