KATAR 2022 | "Ai mund të luajë edhe në Kupën e Botës tjetër", Ronaldo Nazario mbështet Neymarin që të mos pensionohet
Fenomeni Ronaldo Nazario beson se Neymar ende ka një rol vital kur luan për kombëtaren braziliane, pavarësisht dyshime që ishte Kupa e Botës e fundit për të.
Neymar bashkë me Brazilin u eliminuan në çerekfinale të Kupës së Botës nga Kroacia, derisa lojtari bëri me dije se nuk e di nëse do të luajë më për kombëtaren e tij.
Ylli i PSG-së do të ishte 34 vjeç në Kupën e Botës të radhës që mbahet në vitin 2026, por Ronaldo beson se ai do të jetë lojtar kyç.
"Mendoj se Neymar është shumë i zemëruar për Kupën e Botës me Kombëtaren e Brazilit. Është normale të ndjehesh ashtu, por jam gjithashtu i sigurt se do të kthehet më i fortë dhe të vazhdojë të luajë për kombëtaren".
"Ai ende është i ri, mendoj se mund të luajë në Kupën e Botës tjetër", deklaroi ai për "AP".
Neymar barazoi rekordin e Peles për më së shumti gola në histori të Brazilit gjatë eliminimit nga Kroacia ditën e premte.
46-vjecari tutje e falënderoi Neymarin për punën e madhe që ka bërë për Brazilin.
“Jam shumë i lumtur që ai i tregoi botës një përkushtim për gjashtë muajt e fundit, për kombëtaren e Brazilit”.
“Ai u soll vetë. Ai u kujdes për veten. Dhe ai luajti një ndeshje të mirë, ndeshjen e parë. Ai mori një goditje shumë të fortë në kyçin e këmbës.
“Ai bëri një sakrificë të madhe për të luajtur sërish për kombëtaren. Ai luajti shumë mirë në ndeshjen e fundit. Mendoj se ai është shumë i rëndësishëm për ne. Kështu që unë shpresoj që [ai] të shërohet shpejt dhe të kthehet i fortë në botën e futbollit me PSG-në dhe kombëtaren e Brazilit”.
Fenomeni në fund gjithashtu shtoi spekulimet se kush do të marrë rolin e Tite si trajner i Brazilit pasi ai dha dorëheqjen pas Kupës së Botës, duke thënë se do t'i pëlqente të shihte dikë si Pep Guardiola, Carlo Ancelotti apo Jose Mourinho - por theksoi se nuk jam ai që zgjedh, kështu që do të shohim se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim'.
Brazili tani po shikon përpara në turneun e Kupës së Amerikës 2024 dhe gjithashtu do të jetë i prirur për të bërë një performancë të fortë në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, e cila do të mbahet në të gjithë Amerikën e Veriut. Ronaldo ishte pjesë e ekipit të fundit brazilian që fitoi Kupën e Botës në 2002.
Neymar mund të paraqitet në rikthimin e PSG-së kur ata të presin Strasburgun në Ligue 1 më 28 dhjetor.