KAS e hedh poshtë ankesën e Rumanisë për ndeshjen ndaj Kosovës - NACIONALE

KAS e hedh poshtë ankesën e Rumanisë për ndeshjen ndaj Kosovës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (KAS) e ka hedhur poshtë ankesën e Federatës Rumune, për dënimet e UEFA-s në ndeshjen ndaj Kosovës.

Sipas KAS-it, Federata Rumune nuk i kundërshtoi shkeljet e rregullores së UEFA-s, por i kundërshtoi sanskionet disipilonore.

“Paneli vendosi se shkeljet e kryera nga tifozët rumunë ishin serioze dhe se sanksionet ishin në përputhje me Rregulloret Disiplinore të UEFA-s dhe jo disproporcionale. Rrjedhimisht, vendimi i kontestuar u la në fuqi nga paneli i CAS-it”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Federata rumune ishte ankuar në KAS shkaku se sipas tyre, dënimet e UEFA-s kanë qenë shumë të larta. UEFA i kishte dhënë fitoren Rumanisë me rezultat 3:0 shkaku që Kosova refuzoi të rikthehej në fushë. Ata dënuan Rumaninë me gjobë 128 mijë euro si dhe një ndeshje do ta zhvillojnë pa shikues.

KAS-i ndër të tjera gjithashtu njoftoi se apeli i Kosovës për ndeshjen ndaj Rumanisë është ende në shqyrtim.

Lajme të ngjashme