Kapiteni i Arbër Zenelit tallet me Messin, Neymarin dhe Mbappen: Ishte e lehtë ndaj tyre - NACIONALE

Kapiteni i Arbër Zenelit tallet me Messin, Neymarin dhe Mbappen: Ishte e lehtë ndaj tyre

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kapiteni i Stade de Reims, Yunis Abdelhamid, e ka thumbuar treshen sulmuese të Paris Saint-Germainit, Lionel Messi, Neymar dhe Kylian Mbappe, pas barazimit 1:1 të dielën në Ligue 1.

Folarin Balogun e shënoi golin e barazimit në çastet e fundit të ndehsjes për t’ia siguruar Reimsit një pikë, pasi Neymari e kishte kaluar PSG-në në epërsi herët në pjesën e dytë në Parkun e Princave.

Pas ndeshjes, Abdelhamid i thumboi tre lojtarët e vijës sulmuese të kampionit në fuqi, duke thënë se ata as që tentojnë të kthehen mbrapa dhe t’i ndihmojnë ekipit në mbrojtje.

Ishte e lehtë ta nxirrnim topin nga mbrojtja lojë drejt fushës kundërshtare, sepse treshja sulmuese (Messi, Mbappe, Neymar) nuk mbrohen. Ne e dinim se, nëse do ta kalonim vijën e parë, ata nuk do të ktheheshin më për t’i ndihmuar ekipit për t’u mbrojtur. Punuan rreth kësaj”, tha Yunis Abdelhamid pas ndeshjes.

“Ne deshëm ta shfrytëzojmë këtë dhe ia dolëm. Kjo është arsyeja pse ne krijuam kaq shumë mundësi shënimi”, shtoi ai.

Përfaqësuesi i Kosovës, Arbër Zeneli, luajti në 15 minutat e fundit për Reimsin në këtë përballje, duke i ndihmuar skuadrës ta shmangë disfatën.

PSG-ja kishte mbetur me një lojtar më pak, pasi Marco Verratti u ndëshkua direkt me karton të kuq për një ndërhyrje të rrezikshme në kundërshtarin.

Reims e shfrytëzoi faktin se PSG-ja luajti me një lojtar më pak për pjesën më të madhe të pjesës së dytë dhe arriti ta nxjerrë një pikë nga ky takim.

Kjo është ndeshje e dytë radhazi që kampioni në fuqi nuk arrin ta fitojë në Ligue 1 dhe si pasojë tani ka vetëm tri pikë epërsi ndaj rivalëve në garën për titull.

Skuadra e Christophe Galtier do të përballet me Montpellier në ndeshjen e radhës në Ligue 1 të premten me 3 shkurt.

Lajme të ngjashme