Kane: Bayern ka mentalitet fitues, të mos fitonim te Tottenham s’ishte fatkeqësi
Sulmuesi Harry Kane ka rrezikuar t’i prishë raportet me tifozët e Tottenhamit duke pranuar se humbja e ndeshjeve nuk ishte ndonjë fatkeqësi.
Anglezi kaloi te Bayern Munich, lëvizje që më shumë gjasë do t’i sigurojë disa medalje në vitet e mbetura të karrierës.
Kane e ka pranuar se këtë ndjenjë s’e ka pasur kurrë sa ishte te Tottenham dhe është befasuar nga mentaliteti fitues i klubit gjerman.
“Është padyshim një presion ndryshe krahasuar me atë që ndjeva te Tottenham. Sigurisht donim të fitonim te Spurs por kur shkonim disa ndeshje pa fitore nuk ishte fatkeqësi”.
“Ndjenja te Bayern është që ta fitojnë çdo lojë. Fituam dy ndeshjet e para 4:0 dhe 3:1 dhe kishte rrezik që njerëzit nuk janë të lumtur me mënyrën e lojës. Kjo është të jesh pjesë e një ndër klubeve më të mëdha në botë”.
“Kemi pasur një fillim të mirë dhe për këtë arsye doja të shkoja. Sigurisht tani rikthehet Liga e Kampionëve, që presim ta fitojmë ose të kemi shanse për ta fituar. Pra, do të shkoj në këto ndeshje me një ndjenjë ndryshe nga ajo që kam kaluar në të kaluarën”.
Anglezi e pranoi se dëshira për të fituar trofe ndikoi që të largohet nga Tottenham, duke mos arritur ta thyejë rekordin e Alan Shearer si golashënuesi më i mirë në histori të kampionatit anglez.
“Kishte shumë fjalë për këtë dhe fakti ishte që po i afrohesha por asnjëherë nuk isha i dhënë pas trofeve individual para atyre ekipor”.
“E kam thënë në intervistë, dua ta di sa mirë është të luash në Ligën e Kampionëve dhe të garosh për trofe çdo vit. Bayern Munich ma dhuron këtë gjë”.
“Rekordi sigurisht do të ishte fantastik dhe ndoshta do të vjen një ditë që do ta thyej, por nuk është arsyeja pse luaj futboll dhe kjo lëvizje e dëshmon këtë”.