Kampi përgatitor para Evropianit: Gjashtë shqiptarë në listën e Zvicrës - NACIONALE

Kampi përgatitor para Evropianit: Gjashtë shqiptarë në listën e Zvicrës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjashtë shqiptarë janë në listën preliminare të Zvicrës para kampionatit Evropian.

Lista është me 38 futbollistë, kjo për një kamp parapërgatitor para Evropianit.

Në mesin e të ftuarve janë edhe gjashtë shqiptarë.

Albian Hajdari, Uran Bislimi, Ardon Jashari, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Andi Zeqiri janë ftuar.

Lista zyrtare për Evropian pritet të bëhet publike në qershor, dhe sigurisht është pothuajse e pamundur të ftohen të gjashtë shqiptarët.

Lajme të ngjashme