Kalendari dhe orari i të gjitha ndeshjeve që dihen deri më tani në fazën e eliminimit direkt
Kalendari i ndeshjeve të 1/16 po plotësohet dita e ditës. Nesër do të definohen edhe ndeshjet e fundit që do të luhen në këtë rreth.
Faza e eliminimit direkt do të fillojë qysh këtë të shtunë. Ndeshja e parë do të jetë ajo mes Holandës dhe ShBA-ve me fillim në ora 16:00.
Në të njëjtën ditë do të luajë edhe Argjentina ndaj Australisë, vetëm se me fillim në ora 20:00.
Ndërsa të dielën do të zhvillohen dy ndeshje tjera. Në ora 16:00 është kampionia në fuqi, Franca, ajo që do të luajë ndaj Polonisë. Anglia nga ora 20:00 do të ndeshet ndaj Senegalit.
Të hënën Japonia do të luajë ndaj Kroacisë me fillim në ora 16:00, kurse të martën gjithmonë në orarin e njëjtë Maroku do të përballët ndaj Spanjës.
Nesër do të zhvillohen edhe ndeshjet e fundit në Grupet H dhe G. Vëmendja e plotë veçanërisht do të jetë te sfida Zvicër - Serbi që fillon në ora 20:00, në të njëjtin orar siç fillon edhe ajo mes Kamerunit dhe Brazilit.
Në pasditë të vonë në Grupin H do të luajnë Korea Jugore ndaj Portugalisë dhe Gana ndaj Uruguajit.

