Juventusi tani rrezikon edhe përjashtimin nga garat evropiane - NACIONALE

Juventusi tani rrezikon edhe përjashtimin nga garat evropiane

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Juventusi është në rrezik të pezullohet nga garat evropiane për të paktën një vit, si pasojë e telasheve të vazhdueshme ligjore.

Mediat italiane raportojnë se zyra e prokurorit të Federatës së Futbollit të Italisë ka kërkuar zgjatjen e hetimeve ndaj Juventusit për edhe 40 ditë të tjera.

Klubi bardhezi është duke u hetuar për marrëveshjet për pagesa të fshehta dhe për fyerjen e vlerave të transferimit të lojtarëve me qëllim për të për përfitime të rreme kapitale.

Shefi ekzekutiv i Juventusit, Maurizio Scanavino, u takua me presidentin e Federatës së Futbollit të Italisë, Gabriele Gravina, i cili po pret të takohet me presidentin e ri Gianluca Ferrero.

Asambleja e Lega Serie A do të takohet nesër, për të diskutuar për këtë çështje.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të takohet këtë pasdite në zyrat e veta në Nyon, Zvicër.

Shtëpia e futbollit evropian do të ndërmarrë veprime ndaj Juventusit vetëm pas përfundimit të gjykimit ndaj Juventusit në Itali, pra pasi ta marrë vendimin final të gjykatës.

Nëse Juventusi shpallet fajtor për akuzat që e rëndojnë, atëherë ajo mund të përjashtohet nga garat evropiane nga UEFA për të paktën një vit.

Juventusi është duke e vuajtur tashmë dënimin e parë për shkak të fryrjes së vlerave të transferimit të lojtarëve, pasi u dënua me heqjen e 15 pikëve javën e kaluar.

Prokuroria pranë Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) kishte kërkuar që Juventusi të dënohej me heqjen e 9 pikëve, por gjykatësit vendosën që ta dënojnë edhe më rëndë: me -15 pikë.

Të gjitha klubet tjera që ishin në këtë proces gjyqësor janë shpallur të pafajshme. Pra, vetëm drejtuesit e Juventusit janë sanksionuar nga Tribunali Federal Sportiv.

Këto janë ditë shumë të rënda për klubin torinez që pas skandalit të “Calciopoli” më 2006, pasi kjo pritet të zgjasë akoma.

Tani një çështje tjetër është në shqyrtim e sipër, e ku gjyqësori ende nuk e ka dhënë fjalën e vet.

Pra, marrëveshjet e fshehta për dhënien e pagave të lojtarëve më 2020, në kohën e shpërthimit të Covid-19, gjë që frikëson jo pak ambientin juventin sipas medieve italiane.

Gazeta e afërt me Juventusin me seli në Torino, “TuttoSport”, ashtu sikur edhe vetë “La Gazzetta Dello Sport”, në numrat e sotëm të gazetave respektive paralajmëruan se dënimi me pikë mund të përshkallëzohet më tutje, pasi të shqyrtohet edhe çështja e pagesave të fshehta.

Përveç klubit, u dënuan edhe ish-drejtuesit e bardhezinjve.

Drejtori i sotëm i Tottenhamit, Fabrio Paratici, që dikur ishte drejtor i klubit, është u pezullua nga ushtrimi i çfarëdo detyre sportive për dy vite e gjysmë.

Me dy vjet janë dënuar edhe ish-presidenti Andrea Agnelli dhe njëri nga ish-drejtuesit, Maurizio Arrivabene.

Ndërkaq Federico Cherubini si drejtor sportiv aktual i klubit torinez është dënuar me 1 vit e 4 muaj.

Pavel Nevded është dënuar më pak, me 8 muaj gjithsej.

Lajme të ngjashme