Juventusi shënon fitore të rëndësishme përballë Veronës, vetëm katër pikë e ndajnë nga pozita e katërt
Juventusit i ka mjaftuar një gol i shënuar ndaj Veronës, për të arkëtuar tre pikët e radhës në Serie A.
Përkundër që u dënua me 15 pikë, zonja e vjetër nuk është dorëzuar dhe tani është afruar vetëm në katër pikë nga pozita e fundit që dërgon në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.
Për skuadrën e Allegrit, kjo ndeshje nuk ishte prej paraqitjeve më të mira, pasi në pjesën e parë ishin pothuajse të pavrejtëshëm në fushë, duke mos krijuar asnjë rrezik për portën mysafire, ndërsa në të dytën arritën të paktën të shënonin, ndërsa loja e tyre linte për të dëshiruar.
Verona që gjendet në zonën e rrezikshme krijoi mjaft shumë telashe për gjigantin italian, por nuk arritën të shënonin.
Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 55-të nga Moise Kean, i cili u asistua nga Manuel Locatelli.
Me këtë fitore, zonja e vjetër shkon në kuotën e 44 pikëve, ndërsa Milani i pozitës së katërt ka 48 pikë e Interit në të tretin me 50 pikë.
Juventusi pësoi një goditje të madhe në gjysmë të sezonit kur u dënua me heqje pikësh dhe nga atëherë u mendua se ata nuk do të kishin forcën e duhur, për t’u kthyer sërish, por shpirti luftarak i treguar ka bërë që ata të jenë në një situatë mjaftë të mirë dhe tani gjithashtu ka gjasa të mëdha që pikët e hequra të kthehen sërish, nëse nuk vërtetohen akuzat.
