Juventusi ndalet nga Parma, Atalanta fiton ndaj Monzës - NACIONALE

Juventusi ndalet nga Parma, Atalanta fiton ndaj Monzës

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Juventusi nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj Parmës, teksa në anën tjetër Atalanta shënoi fitore 2:0 ndaj Monzës.

Zonja e vjetër që nuk dinte për fitore në dy takimet e fundit, sërish ka gabuar.

Parma kaloi herët në epërsi, duke shënuar me anë të Pratos për 1:0 në minutën e tretë të takimit.

McKennie u kundërpërgjigj për Juventusin, duke barazuar rezultatin në 1:1 në minutën e 31-të.

Por Parma shënoi sërish, kësaj radhe Simon Sohm, që çoi skuadrën në pushim me epërsi 2:1.

Krejt çfarë Zonja e vjetër arriti të bënte në pjesën e dytë, ishte goli i barazimit i shënuar nga Timothy Weah në minutën e 49-të.

Deri në fund nuk pati ndryshim në rezultat, me Juventusin që shënon barazimin e dytë me radhës në Serie A.

Skuadra e Thiago Mottas tani renditet në vendin e katërt me tre pikë prapa Interit të vendit të dytë dhe shtatë prapa liderit, Napoli.

Atalanta në anën tjetër fitoi 2:0 ndaj Monzës.

Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë.

Fillimisht Samardzic për 1:0 në minutën e 70-të, teksa Zappacosta në minutën e 88-të për rezultatin përfundimtar.

Atalanta tani gjendet në vendin e tretë, me vetëm dy pikë prapa Interit të vendit të dytë.

Lajme të ngjashme