“Juventusi mund të më kontaktoj”, agjenti paralajmëron largimin e Jorginhos nga Arsenali - NACIONALE

“Juventusi mund të më kontaktoj”, agjenti paralajmëron largimin e Jorginhos nga Arsenali

1 javë më parë

nga NACIONALE

Agjenti i Jorginhos, Joao Santos ka thënë se drejtori i Juventusit Cristiano Guintoli mund ta telefonojë nëse i nevojitet, ndërsa mohoi bisedimet me Fiorentinen.

Italianit i skadon kontrata në fundin e sezonit me klubin londinez, por ekziston opsioni për t’ia vazhduar edhe për një tjetër vit.

Jorginho është lidhur me një rikthim në Serie A, me agjentin që pohoi se nuk ka asnjë negociatë me ndonjë klub italian, mirëpo është i hapur për të dëgjuar nga Juventusi dhe Fiorentina.

Në mendimin tim, ata (Juventusi) nuk kanë nevojë për një lojtar si Jorginho”.

Nëse Guintoli ka nevojë për një mesfushor si Jorginho, atëherë gjithmonë është i hapur për të më kontaktuar”.

I pyetur për spekulimet për një kalim te Fiorentina, ai u përgjigj: “Fillimisht duhet të mësojmë nëse vërtetë janë duke menduar për Jorginhon”.

Është një projekt ambicioz, klub që dëshiron të synojë Ligën e Kampionëve, prandaj për ne nuk është problem. Për momentin, Fiorentina nuk na ka kontaktuar”, nënvizoi Santos për “TMW”.

Përndryshe, Jorginho deri më tani ka refuzuar të flet për të ardhmen meqenëse është i fokusuar për ta fituar Premierligën ose Ligën e Kampionëve.

Lajme të ngjashme