Juventusi interesohet për Mario Mitajn - NACIONALE

Juventusi interesohet për Mario Mitajn

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Juventusi ka shprehur interesim për mbrojtësin e Lokomotiva Moscowit Mario Mitaj.

“Zonja e Vjetër” është duke bërë ndryshime të mëdha në skuadër, ku deri më tani kanë kompletuar marrëveshjet si Douglas Luiz nga Aston Villa, Kheprehn Thuram nga Nice dhe Michele di Gregorio i Monzas.

Megjithatë, “Tuttosport” raporton se nuk do të ndalën më kaq ngase po shikojnë alternativat për pozitat e krahut të mbrojtësve.

Danilo dhe Andrea Cambiaso mbesin titullar, megjithatë Juve është duke shprehur interesim serioz për Mitajn, që shkëlqeu me Shqipërinë në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Mitaj vlerësohet rreth 12 milionë euro nga skuadra ruse, ndërsa babai i tij së fundmi tregoi se është gati për t’u larguar për ndonjë kampionat më të rëndësishëm.

Përpos Mitajt, në listë ndodhet edhe Couto i Manchester Cityt megjithatë braziliani vlerësohet rreth 25 milionë euro andaj kjo mund të ndikojë që Juve të zgjedhë shqiptarin.

Ditët apo javët e ardhshme do të jenë vendimtare për të parë se ku do të investojë Juventusi, me Mitajn që do t’i thoshte “po” kësaj lëvizje.

Lajme të ngjashme