Juventusi i Thiago Mottas i pandalshëm, fiton bindshëm ndaj Hellas Veronas - NACIONALE

Juventusi i Thiago Mottas i pandalshëm, fiton bindshëm ndaj Hellas Veronas

1 vit më parë

nga NACIONALE

Juventusi ka shënuar fitore përsëri me rezultat 3:0, me Thiago Mottan që ka bërë një nisje fantastike në krye të Zonjës së Vjetër.

Pasi e mposhtën Comon 3:0, me të njëjtin rezultat kanë fituar edhe në udhëtim te Hellas Verona.

Zonja e Vjetër ishte shumë më e mirë në të dy pjesët e takimit, duke mos i lënë shumë vend kundërshtarëve për befasi.

Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 28-të kur serbi Dusan Vlahovic shënoi për 1:0, pas asistimit fantastik nga Kenan Yildiz.

Rezultatin e dyfishoi mbrojtësi i ri, Savona, që shënoi me kokë nga afërsia në minutën e 39-të, pasi paraprakisht Mbangula e çoi topin në vijë të portës.

Për rezultatin përfundimtar 3:0 shënoi përsëri Vlahovic, kësaj radhe nga penalltia në minutën e 53-të.

Thiago Motta kështu e fiton edhe ndeshjen e dytë në krye të Juventusit në Serie A, duke qenë e vetmja skuadër me pikë të plota deri më tani.

Trajneri italian që bëri befasi sezonin e kaluar me Bolognën, po vazhdon t'iu besojë lojtarëve të rinj në formacionin startues, ashtu edhe siç bëri sot me disa befasi në formacionin e minutës së parë.

Lajme të ngjashme